Murinjo: Nuk i pelqej perrallat, s’ka Ronaldo ne “Old Traford”

Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, e hodhi poshtë, kategorikisht, mundësinë që Kristiano Ronaldo të kthehet në “Old Traford”. Në fillim të kësaj vere, në publik dolën informacione se sulmuesi i famshëm portugez ka në plan që të largohet nga Reali i Madridit, për shkak të problemeve me shërbimet tatimore spanjolle. Spekulimet për të ardhmen e tij ende vazhdojnë dhe një nga hipotezat është se CR7-ta mund të kthehet te Mançester Junajtidi.

“Unë nuk do ta detyroj klubin që të ndjekë lojtarët, tërheqja e të cilëve është një mision i pamundur. Ronaldo është një lojtar mjaft i rëndësihëm për klubin e tij, një lojtar që i jep atij një fuqi të madhe ekonomike. Ne nuk kemi gjetur ndonjë mënyrë që ta detyrojmë Ronaldon që të kthehet te neve”, deklaroi Murinjo, duke komentuar ndërkohë edhe transferimin e dështuar të lojtarit tjetër të Realit, Alvaro Moratës. “Më vjen keq, ai do të luante te neve në formacionin e parë dhe unë kam një qëndrim të veçantë ndaj tij. Nuk arritëm që të merremi vesh me klubin, të cilit ai i përket, dhe nuk besoj se ai mund të përfundojë te neve”, tha Murinjo.

Sfidanti.al