Murinjo e krahason Harri Kejnin me Drogbanë, Ibrën, Benzemanë!

“Ai nuk mbetet pas askujt në rolin e tij”. Këto fjalë lavdëruese trajneri i Totenhemit i nxorri nga goja për lojtarin e tij kryesor, për sulmuesin kryesor. Harri Kejn arriti në 13 gola në 18 ndeshje për Zhoze Murinjon, dhe tekniku portugez e krahasoi me më të  mirët e sulmit me të cilët ka punuar si Didie Drogbanë kur ishte tek Çelsi, Benzemanë kur ishte tek Reali, apo Ibrahimoviçin e Diego Militon që pati tek Interi.

“Ai është i ndryshëm nga cilësitë e tij në krahasim me ata që kam pasur më parë, por si sulmues, si golshënues, si lojtar skuadre dhe si udhëheqës mendoj se ai është fantastik, – tha Zhoze, pasi Kejn shënoi 2 gola në fitoren ndaj Leisterit, – ai është një profesionist mahnitës, dhe punon shumë mirë. Jam i lumtur që Totenhemi ka fatin që ta ketë në skuadër”. Murinjo deklaroi se Kejn mund të bëhet më i mirë, jo ngaqë aim und të bëjë më shumë personalisht, por vetëm nëse skuadra luan në mënyrë më sulmuese dhe e furnizon më shumë me topa për gol.

Sfidanti.al