Murinjo e ka vetëm me Venger: Ai ka 14 vjet pa fituar, unë 18 muaj

Në një intervistë për “ESPN” e Brazilit, Hose Murinjo, ndërkohë që  pyetej për vështirësitë e Junaitedit këtë edicion, ai përgjigjet duke i përmendur gazetarit trajnerin e Arsenalit, Arsen Venger, dhe kohën e gjatë të këtij të fundit që s’ka fituar titull. “E thashë edhe dje në konferencë. Trajneri i Arsenalit nuk ka fituar titull që prej 14 vitesh. Unë nuk kam fituar që prej18 muaj”, deklaroi Mourinho.

“Ai, për 14 vite dështoi të ndërtoi një ekip që bëhet kampion. Unë jam këtu që katër muaj dhe kritikat janë vetëm për mua, dhe jo për të tjerët”, përfundon Murinjo, i cili nuk lë rast pa përmenduar trajnerin francez që tashmë duket se I është kthyer në një fobi.