Murinjo: “Ajo që bëri Sançezi, Rashfordi vetëm mund ta ëndërroj”!

Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, deklaroi se sulmi ka marrë një karakter të ri, qëkur me ekipin u bashkua dhe debutoi ylli i ri i klubit, Aleksis Sançez. Ky ish-sulmues i Arsenalit luajti 72 minuta në ndeshjen e FA Kupës që Junajtidi e fitoi thellë ndaj ekipit të divizionit të 3-të, Jeovil, dhe debutoi, duke asistuar golin e dytë të “djajve të kuq”, kështu që trajneri portugez shprehu kënaqësinë e tij lidhur me formën e treguar nga futbollisti kilian.

“Aleksis Sançez është një përforcim fanstastik, ai ka sjellë me vete mjaft përvojë dhe cilësi. Lëvizja e tij e pazakontë në rastin e golin e dytë është diçka që lojtarë të tillë, si Markus Rashford, vetëm mund ta ëndërrojnë, sepse nuk janë në gjendje që ta bëjnë një gjë të tillë”, tha “Speciali”.

Sfidanti.al