Mos e nevrikosni Zllatanin, se të hedhë në gjyq!

Ylli i Mançester Junajtidit, Zllatan Ibrahimoviç, filloi një proces gjyqësor kundër ish-trajnerit suedez të ekipit përfaqësues të atletikës Ulf Karlson. Gjyqi po zhvillohet në qytetin suedez Karlshtad, ndërkohë që Ibra e ka paditur të lartpërmendurin për shpifje. Karlsoni, në prill të këtij viti, deklaroi se Ibroja ka përdorur doping gjatë kohës, kur ka luajtur me Juventusin, gjatë viteve 2004-2006, dhe se një gjë e tillë e lejoi atë që ta rriste disa herë muskulaturën e tij.

Gjatë seancës së dëgjimit, Karlsoni, në fakt, i hodhi poshtë akuzat, duke deklaruar se, asnjëherë, nuk e kishte përmendur emrin e Ibrahimoviçit. Megjithatë, avokatët mbrojtës të futbollistit suedez i referohen një deklarate të tij që, sipas tyre, është dëshmia kryesore për shpifjen e tij. Ibrahimoviçi, në fakt, kurrë në karrierën e tij, nuk ka pasur ndonjë test pozitiv dopingu.

Sfidanti.al