Morkembi, ose “ushtari i vogël” i futbollit anglez, trim në prag të greminës!

Buxheti vjetor nuk shkon më shumë 3 milionë paundë stërlina, dhe kjo do të thotë se ky klub është më i rrezikuari nga të gjithë në katër kategoritë profesioniste të futbollit anglez. Quhet Morkemb (Morecambe), i përket qytetit me të njëjtin emër dhe me pak më shumë se 55 000 banorë, dhe është klubi me buxhetin më të vogël në të gjithë profesionizmin anglez. Goditja nga koronavirusi mund të jetë fatale për të, edhe pse nuk do të ishte i pari klub i zhdukur nga harta e futbollit. Gjithsesi, në vitin e 100-vjetorit (ashtu si Tirana jonë), Morkembi nuk ka dëshirë të dorëzohet.

Nga Liga e Futbollit pritet të marrë fare pak, 164 000 paundë stërlina, një “copëz e 50 milionë paundëve stërlina që u janë premtuar klubeve, ndonëse zv. presidenti Graham Haus thonë se “këto nuk janë para të reja, por para që duhej të ishin dhënë më parë”. Pritet që të sigurohet ndonjë kredi me kushte të lehta, por të luhet edhe karta e një llotarie që do të organizojë në qytet. Nuk është e sigurt nëse Morkembi do të mbijetojë, pasi klubet e vegjël janë të parët që rrezikohen, ashtu si edhe bizneset e vegjël.

Sfidanti.al