Mjaft se e tepruat! Agjenti i Rashfordit kërcënon Junajtidin!

Ylli më i madh që ka dalë gjatë viteve të fundit nga akademia e futbollit të Mançester Junajtidit, Markus Rashford, mund ta shohë veten në fund të sezonit në “Santiago Bernabe”. Gazeta “The San” ka publikuar lajmin se “të bardhët” po përgatisin një ofertë me vlerë prej 50 milionë sterlinash për këtë sulmues, ndërkohë që dje u bë e ditur se përfaqësues të Realit të Madridit kanë hyrë tanimë në kontakt me agjentin e Rashfordit. Gjatë muajve të fundit, ky futbnollist anglez rrallë herë ka qenë pjesë e formacionit të parë. Që nga fillimi i sezonit, ai ka luajtur gjithsej në 13 ndeshje (747 minuta), nëntë në Premier Ligë dhe katër në Ligën e Kampioneve të Evropës.

Në fakt, vetë Rashfordi do që të vazhdojë të luajë me Junajtidin, por agjenti i tij kërcënoi se, nëse minutazhi i tij në lojë nuk do të rritet, ai do të detyrohet që të largohet nga “Old Traffordi”. Sipas lajmeve që vijnë nga ishulli, çmimi i Rashfordit është 50 milionë sterlina, ndërkohë që kontrata e tij me Junajtidin përfundon më 2020.
Sfidanti.al