Mesazh i Murinjos tifozëve; Kam besim te vetja, edhe ju kini besim tek unë

“Djajtë e kuq” ua falën para kohe titullin rivalëvë të vet të Mançesterit, pesë javë para përfundimit të Premier Ligës angleze, duke qenë se ata humbën, fundjavën e kaluar, në stadiumin e vet në “Old Trafford” ndaj WBA-së që ndodhet në fund të tabelës së klasifikimit të kampionatit anglez. Mançester Junajtidi ia prishi festën Mançester Sitit një raund më parë, duke arritur një fitore spektakolare 3-2, megjithëse në pjesën e parë ishte në disavantazh 2-0. Po, në një mënyrë spektakolare, Junajtidi u mund 0-1 në fushën e vet në “Old Trafford” nga “Uest Bromuiç Albioni”. Mbas kësaj ndeshjeje, trajneri i Junajtidit, Murinjo, u dërgoi këtë mesazh tifozëve:

“Unë kam besim te vetja ime. Nuk kam arsye që të mos besoj te vetja. Tetë tituj mbesin tetë tituj, tre tituj në Premier Ligë janë tre tituj në Premier Ligë dhe titulli i fundit në Premier Ligë nuk ishte para 20 vitesh, por para tre vitesh. Unë di sesi fitohet”, vuri në dukje “speciali”, duke vazhduar më tej: “Unë kam besim tek aftësitë e mia, por nuk jam unë ai që luan në fushë. Sigurisht që ju duhet të keni kualitet që të fitoni tituj, por një rëndësi të madhe ka edhe konsistenca (vazhdimësia), madje, konsistencë në çdo nivel. Nuk është fjala vetëm për performancën, por edhe për përgatitjen psikologjike dhe sjelljen. Ju duhet të jeni konsistentë, që nga dita e parë deri tek ajo e fundit. Vetëm kështu, ju, mund të bëheni më i mirë”, tha Murinjo.

Sfidanti.al