Mersoni vërtet një “topçi”, këshillon Junajtidin të marrë Kejnin!

Nëse ke qenë lojtar i Arsenalit, kjo nënkupton që nuk ke marrëdhënie të mira me rivalët e tjerë londinezë, si Çelsin apo Totenhemin. Pol Mersoni duket se është pikërisht i tillë, ose të paktën kështu ngjan kur këshillon Mançester Junajtidin që të marrë sulmuesin Harri Kejn. Ky i fundit është “maja e diamantit” e Totenhemit, dhe do të kushtonte jashtëzakonisht shumë, ndoshta mbi 200 milionë paundë stërlina, pra një transferim thuajse i parealizueshëm në këto kohë. Gjithsesi, Mersoni mendon se Solskjeri duhet ta provojë. “Kejni ju siguron të paktën 20 gola në vit, edhe kur është në sezon të keq, – tha ish-mesfushori i Arsenalit, – ai është i qendrueshëm, ndërsa një si Antoni Marsial nuk është i tillë”. Junajtidi ka Marsialin, Rashfordin e Grinvudin në sulm, që janë të rinj në moshë.

Sfidanti.al