Merkatoja e Mançester Sitit; kërkohen disa futbollistë në janar

Mançester Siti edhe pse e ka vënë diktatin e tij në Premier League duket se dëshiron të përforcohet akoma më shumë në merkaton e muajit janar. Në shënjestrën e citizens janë disa futbollistë dhe një prej tyre është Aleksis Sançez. Kiliani u fol për një transferim në Etihad Stadium edhe gjastë muajve të verës, madje ishte arritur edhe akordi me Arsenalin, por Topcinjtë mesa duket ndryshuan qëndrim në castet e fundit pasi nuk kishin gjetrur sulmuesin ideal për ta zëvendësuar. Por cështja e repartit të avanmcuar nuk është problemi më urgjent për Mancester Siti.

Citizens kërkon të përforcojë repartin e mbrojtjes për të zëvendësuar Kompany i cili ka probleme të vëzhdueshme me dëmtimet. Në këtë pikë kandidaturat janë Van Dajk i Sauthempton dhe Injigo martinez të real Sociedad. Po kështu Mançester Siti kërkon të shtojë radhët edhe në mesfushë për të zëvendësuar Jaja Ture i cili duket se do të largohet në fund të sezonit. Julian Vajgl është një  prej emrat më të preferuar të Guardiolës edhe pse ëndrra e tij më e madhe është Serxhi Buskets.

Sfidanti.al