Mediat europiane në këmbët e kapitenit: Goli Klasik i Ramosit

Nuk mund të mos kishte jehonë për një përballje që u ndoq nga gati gjysmë miliardi njerëz në të gjithë botën.
Europa iu ul në gjunjë kapitenit të Realit, Sergio Ramos, që shpëtoi nderin madrilen, por sidomos mbajti larg Barcelonën.
Gazeta e Madridit, “Marka”: Goli Klasik I Ramosit.
Sergio evitoi humbjen e Realit të Madridit në “Kamp Nou” me një rrjetë në minutën e 90-të.
“As” po e Madridit: Klasikja e Sergio Ramosit.
Goli I tij në fund shpëtoi Realin që e nisi mirë, por vuajti më pas.
“El Mundo Deportivo” e Barcelonës: Ramos barazoi golin e Suarezit dhe magjia e Iniestës nuk mjaftoi.
Gazeta tjetër katalanase, “Sport”: Barça nuk diti ta hidhte nokaut Madridin në El Klasiko.
Britanikja “Deili Meil”: Goditja me kokë në fund e Ramosit shpëton barazimin për Realin, që mbajti 6 pikë diferencë ndaj Barcelonës.
“BBC”: Reali godet vonë për të shkëputur barazimin në Barcelonë.
“Skaj Sports”: Barcelona-Real 1-1. Goditja me kokë në fund e Ramosit vjedh barazimin e vonshëm në El Klasiko.
Gazeta gjermane, “Bild”: Ramosi I hoqi Barcelonës fitoren.
Kompensim në fund në “El Klasiko”.
Revista “Kiker”, po nga Gjermania: Kompensimi I vonshëm I Ramosit.
Reali mban diferencën në krye.
“La Gazeta delo Sport” nga Italia: Një Real me shumë kokë. Ramos befason Barcelonën.
Italiania tjetër, “Il Korriere delo Sport”: Sergio Ramos mban në distancë Barcelonën.
“Tutosport”, po në Itali: Klasikja e madhe. Ramos befason Barçën në fund, dhe Reali mbetet në plus 6.
Së fundi, francezja “L’Ekip”: Reali merr barazimin ndaj Barcelonës.