Me Kejnin e Kulibalin, çfarë ekipi do te kishte Mançester Junajtidi!

Ëndrra e Ole Gunar Solskjerit është të krijojë një epokë që t’i përngjajë sadopak asaj të Sër Aleks Fergusonit. Do t’ia dalë apo jo, kjo mbetet të shihet, por nëse do të realizonte objektivat në transferime, do të kishte vërtet një skuadër të madhe, të paktën në letër. Objektiva të trajnerit norvegjez janë Harri Kejn për sulmin, Xhek Grelish për mesfushën dhe Kalidu Kulibalin, ndonëse për t’i marrë që të gjithë do të duhet shpenzim i madh, ndërsa Pol Pogba dëshiron të largohet.

Totenhemi e jep Kejnin për 200 milionë paundë stërlina (gati 230 milionë euro), Napoli do 100 milionë euro për Kulibalin dhe Aston Vila nuk do ta humbiste lehtë Grelishin. Nga ana tjetër, Mançester Junajtidi është i lidhur edhe me emra të tjerë si Saul Nigezin e Atletikos apo Xhejdën Sançon e Dortmundit, por kuptohet as që mendohet se mund t’i marrë të gjithë. Formacioni: De Gea, Lindelof, Megajer, Kulibali, Uan-Bisaka, Shou, Grelish, Pogba, Bruno Fernandez, Kejn, Rashford.

Sfidanti.al