Me Anglinë luan, por me Çelsin e Sarit po i ha kokën taktika

Mauricio Sari e ka filluar mjaft mirë sezonin e ri të Premier Ligës në krye të Çelsit, ndërkohë që, duke anuluar disa rregulla rigoroze të paraardhësit të tij, Antonio Konte, ka fituar simpatinë e lojtarëve. Por, megjithatë, ai ka këkesa mjaft të larta sa i përket taktikës që duhet të aplikojnë futbollistët në fushë.
Këtë e zbuloi futbollisti i ri i talentuar, Roben Loftus Çik, që i vuri në dukje medias angleze se trajneri i ri i Çelsit nuk e fut në lojë atë pa u bindur se ai është përmirësuar në kuptimin taktik!
Ky mesfushor 22-vjeçar është lojtar standard në përfaqësuesen angleze, ndërkohë që ai luajti edhe kundër Spanjës dhe kundër Zvicrës, por, sidoqoftë, deri tani, me Çelsin ai ka luajtur gjithsej 33 minuta.
“Unë kam zhvilluar disa biseda me Sarin dhe ai me ka thënë se unë duhet të mësojë shumë gjëra në planin taktik dhe duhet të përqëndrohem më shumë te mënyra sesi ai i zhvillon stërvitjet. Sa më shpejt që unë ta bëjë këtë, aq më shpejt unë do të përfshihem në formacionin e parë të Çelsit”, tha futbollisti i lartpërmendur i ri i talentuar.
Sfidanti.al