Mbaron koha e Biliç, Benitez gati kthimin në Premier

Uest Hem e nisi sezonin me synime të mëdha, që arrinin deri në zonën europiane, madje pikërisht për këtë qëllim u investuan shifra jo të zakonshme. Ndërkohë, aktualisht skuadra angleze është në krizë rezultatesh, gjë që e ka shoqëruar gjatë të gjithë këtij sezoni. Ndërkohë, sipas mediave angleze, krerët e këtij klubi janë duke menduar pasardhësin e trajnerit kroat Slaven Biliç, I cili ishte edhe ideatori I këtij ekipi.

Trajneri i Njukasëll, Rafael Benitez është në krye të listës së preferencave të drejtuesve të skuadrës londineze. Ish-trajneri I Interit, Napolit, Liverpoolit dhe realit të Madridit, pritet që shumë shpejtë të marrë dretimin e Uest Hem. Benitez e mori Njukasëllin sezonin e kaluar, kur skuadra ishte pothuajse e pashpresë dhe bashkë me të u rrëzua një kategori më poshtë. Ndërsa tani skuadra ndodhet në krye të kabelës së klasifikimit dhe ka shanse të mëdha të kthehet në Premier league pa pasur nevojë për ndeshje shtesë.