Mane e Tiago jashtë, Liverpuli garën për titullin e ka me … koronavirusin!

Pak ditë pasi ish-futbollisti i Bajernit doli pozitiv dhe u izolua në shtëpi, ja ku vjen edhe një lajm tjetër i keq për Jurgen Klopin. Trajneri i Liverpulit duhet të bëjë pa sulmuesin ndoshta kryesor të tij, Sadio Mane, në ndeshjen në fushën e Aston Vilës këtë fundjavë, pasi afrikani ka dalë edhe i I sëmurë me koronavirus. Mane është vetëizoluar dhe klubi thotë se ka simptoma të vogla, pra që ndihet mirë me shëndet. Gjithsesi, Klopi nuk do ta ketë lojtarin me gjasë për më shumë se një ndeshje, dhe duhet thënë se Liverpuli në garën për titullin duhet të bëjë llogaritë edhe me koronavirusin. Nëse epidemia godet disa nga lojtarët më të mirë, si mund t’ia dalë që të fitojë ndeshjet?

Sfidanti.al