Mancester Siti shkatërron trofeun e Premier Leagues? Jooo, është e gjitha një shaka

Mancester Siti shkatërron trofeun e Premier Leagues duke lejuar që të bjerë nga ballkoni i qendrës stërvitore të skuadrës. Kaq mjaftoi që të ndizen rrjetet sociale ku video e incidentit bëri xhirin e botës, por që në fund rezultoi se ishte një shaka e City TV. ishte kjo një mënyrë për të tallur Oleks Zincekon, që e rrëzoi trofeun e kampionit vitin e kaluar

Në fakt, gjatë paradës festive për të katërt titujt sezonalë të fituar nga Mancester Siti, trofeu prestigjioz i kampionatit anglez ishte në vendin e tij.

sfidanti.al