Mançester Siti në ankth; dëmtohen Gabriel Zhezus dhe De Brëjne.

Mançester Siti e mbylli 2017 në ankth për Gabriel Zhezus dhe Kevin De Brëjne. Të dy këta futbol,listë u dëmtuan gjatë ndeshjes me Kristal Palas e mbyllur në barazimin 0-0.

Sulmuesi i Citizens u dëmtua gjatë pjesës së parë të ndeshjes në gjurin e majtë. Braziliani u rrëzua duke e përplasur keq gjurin për t’u larguar nga fusha e lojës me lotë në sy pasi dështoi në tentativat e tij për të vijuar ndeshjen.

Ndërsa Kevin De Brëjne u largua nga fusha e lojës me barrel pasi u godit fort nga një prej futbollistëve kundërshtarë në minutën e 93 të sfidës; kur Mançester Siti po tentonte të gjente golin e fitores.

Sfidanti.al