Mançester Siti, kampion i Anglise; dhurata i erdhi nga…Mançester Junajtid

Fundjaven e kaluar, Mançester Junajtid shtyu festen e titullit te Mançester Sitit ne derbin e qytetit qe e fitoi 3-2. Por nje jave me pas Djajte e Kuq humben kunder çdo parashikimi ndaj Uest Bromuiçit te vendit te fundit duke i bere ‘dhuraten’ e çmuar skuadres se Guardioles. Goli qe ndeshkoi te besuarit e Murinjos ishte ai i Xhej Rodrigez  te cilit iu bashkua fitorja e Citizens ndaj Totenhemit per te mbyllur perfundimisht te gjitha llogarite e Premier League, 5 jave nga fundi.

Mançester Siti ishte dominues kete sezon ne kampionatin anglez dhe kete e tregojne statistikat; 28 ndeshje te fituara ne 33 te luajtuara, 3 barazime dhe vetem 2 humbje ajo me Mancester Junajtid dhe Liverpulin. Ne te njejten kohe Mançester Siti eshte skuadra qe ka shenuar me shume gola, 93 dhe ka pesuar me pak, 25 gola. Per Mançester Sitin ky eshte titulli i 5 ne historine e klubit, ndersa per Guardiolen eshte trofeu i 23 ne karrieren e tij si trajner.

Sfidanti.al