Mancester Siti ka lojtarë zemërartë; paguan transfertën e tifozëve të finales së FA Cup

Tifozët e Mancester siti janë shfaqur fantastikë dhe e mbështetën në cdo moment skuadrën e tyre në cerekfinalen e Ligës së Kampioneve ndaj Totenhemit, por kjo nuk i mjaftoi skuadrës së Guardiolës për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. kështu që futbollistët vendosën që të shpëblejnë besimin e tyre duke paguar koston e udhëtimit me 26 autobusë, 1 autobus për cdo lojtar, për transfertën në ëembley ku në 18 maj Mancester Siti do të luajë finalen e FA Cup kundër Uatford

‘Mbështetja e tifozëve tanë gjatë sezonit ishte e pabesueshme. të udhëtosh për të ndjekur skuadrën në kaq e kaq transferta në Kampionat e kupa, nuk është lehtë dhe dicka që cdo lojtar e vlerëson-tha kapiteni i Mancester Sitit, Vinsent Kompani-edhe pse rezultati me Totenhemin nuk ishte ai që shpresonin të gjithë, tifozët na mbështetën me forcë për 90 minuta. Kemi akoma objektiva për të arritur në këtë sezin dhe kjo është mënyra jonë për të falenderuar të gjithë ata që janë bashkë me ne në këtë rrugëtim’

sfidanti.al