Mançester Junajtidi hedh hapin e parë, 30 për qind ulje rroge!

Do të dhurohen miliona paundë për Agjencinë Vendore të Shëndetit, dhe do të ketë shkurtim të pagave të paktën përsa kohë të jemi në gjendje pandemie. Mançester Junajtidi besohet se u bë i pari klub i Premier Ligës angleze që merr zotim të ulë rrogat e lojtarëve, saktësisht me 30 për qind, dhe që të ndihmojë ndjeshëm në luftën kundër koronavirusit. Ideja duhet të ketë qenë e shefit ekzekutiv, Ed Uduord, i cili ka folur fillimisht me kapitenin Harri Megajer, dhe ka marrë miratimin e tij e të skuadrës. Mançester Junajtidi është klubi me borderonë e rrogave më të lartë në Angli, edhe mbi Mançester Sitin apo Liverpulin, dhe me lojtarë që fitojnë shumë si De Gea (375 000 paundë në javë), Pogba (290 000), Marsial (250 000), Rashford (200 000) apo Megajer (189 000). Në total, borderoja e rrogave në “Old Traford” shkon në 332 milionë paundë stërlina në vit, pra kursimet me 30 për qind të këtyre muajve do të krijojnë një shumë të madhe.

Sfidanti.al