Mancester Junajtid jep shenja përmirësimi, fiton edhe ndaj Brajtonit

Mancester Junajdid po jep shenja përmirësimi në këtë moment. Pas fitores të enjten ndaj partizanit të Beogradit, Djajtë e Kuq morën një fitore edhe në Premier League teksa në Old Trafford mundën edhe Brajtonin me rezultatin 3-1. Solskjaer në këtë ndeshje u besoi të rinjve si Uilliams, Mektomini apo xhejms lojtarë që mendohet se do të përbëjnë të ardhmen e kësaj skuadre.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll me avantazhin 2-0 për Mancester Junajtid. pereira shënoi golin e parë për Djajtë e Kuq, ndërkohë që një autogol i Devi Proper i dha mundësinë skuadrës së Solskjaer të dyfishojë rezultatin. në pjesën e dytë Brajtoni vetëm sa shkurtoi për pak minuta diferencën në 2-1 ne golin e shënuar nga Ljuis Dank, me Mancester Junajtid që iu përgjigj me Markus Rashford i cili shënoi golin e  tretë duke fiksuar shifrat në 3-1 për djajtë e Kuq që shkojnë në 16 pikë duke iu afruar zonës evropiane të klasifikimit.

sfidanti.al