Man. Junajtid si u katandise, je i 12-ti dhe Solskjeri nuk di ç’të thotë!

Disfata në fushën e Njukasëllit nuk është fundi i botës, por është shumë pranë greminës kur është në vazhdën e paraqitjeve të këqija. Kështu po i ndodh Mançester Junajtidi, që u rrëzua në stadiumin “Sent Xhejmsis Park”, nga një gol i vetëm shënuar nga Metju Longstaf nja 20 minuta para fundit. Kjo do të thotë se “djajtë e kuq” janë tani në vendin e 12-të në Premier Ligë, dhe vetëm 2 pikë mbi zonën e ftohtë që të zbret në kategorinë e dytë.

Pati nga ata analistë, si Geri Nevil, që deklaruan se “skuadra ka bërë prapa nën drejtimin e Solskjerit”, ndonëse nxiti klubin që të ishte krenar për faktin se në verë u larguan lojtarë si Lukaku, Felaini apo Aleksis Sançez. “Unë nuk mund t’iu jap ndonjë afat, por jam i sigurt se ne do të kthehemi në vendet e para”, – ishin fjalët sfiduese të trajnerit norvegjez. Kur do të ndodhë kjo dhe me çfarë skuadre? Ajo që është sot nuk mund ta realizojë këtë detyrë gjigande, duke qenë më e dobët sesa Liverpuli, Siti, Çelsi, Totenhemi apo Arsenali. Mançester Junajtidi ka 9 pikëdhe ka shënuar 9 gola (e pësuar 8) në 8 ndeshje të Premier Ligës, duke qenë 15 pikë prapa Liverpulit kryesues.

Sfidanti.al