Man. Junajtid, Rashfordi mund të jetë Robsoni apo Roi Kini i ri!

Vlerësimin maksimal e mori me suksesin e nismës për drekën falas për fëmijët në shkolla, edhe gjatë verës. Markush Rashford, edhe pse në moshën 21-vjeçare, tregoi personalitetin dhe pjekurinë e një burri të rritur, madje nga ata të ndërgjegjshëm e të angazhuar në çështje sociale, jo thjesht një lojtar që luan kumar me milionat e fituara për shkak të talentit. Edhe Jurgen Klopi, trajneri i madh i Liverpulit, i bëri hosana sulmuesit, duke thënë se “nuk mund te këtë respekt më të madh sesa ai që fitove ti me veprimin që bëre”.

Tifozët e Mançester Junajtidit kanë marrë një tjetër lajm të madh lidhur me futbollistin e tyre, pasi Patris Evra tregoi se ai nuk ka ndërmend të largohet nga “Old Trafordi”, për asgjë në botë. “Kur ai po luante për Zhoze Murinjon, – deklaroi ish-mbrojtësi francez, – më tha se nuk po ka kalonte mirë. Kishte probleme me trajnerin. Gjithsesi, ai më tha se kurrë nuk mund të largohej nga Mançester Junajtidi”. Pra, Rashfordi mund të jetë një tjetër Brajan Robson, Roi Kin, Pol Skoulls apo Rajan Gigs për “djajtë e kuq”.

Sfidanti.al