Man. Junajtid, përse të duket e lartë rroga e Nejmarit?

Flitet se pati një mundësi shkëmbimi mes dy yjeve të ekipeve. Paris SG, sipas lajmeve nga Anglia, i paska ofruar Mançester Junajtidit një formulë në të cilën Pol Pogba do të shkonte në Francë, dhe Nejmar në “Old Traford”. Kjo do të thotë se presidenti Al Helaifi e vlerëson shumë lart Pogbanë, përderisa e barazon me një lojtar që vlerësohet 250-300 milionë euro.

Gjithsesi, marrëveshja nuk u krye jo për faj të francezëve, por të anglezëve, të cilët e gjykuan si tepër ekstravagante rrogën që fiton Nejmari, prej 1 milionë eurosh në javë. Braziliani merr dyfishin e Aleksis Sançezit, që është lojtari me pagën më të lartë tek Junajtidi. Gjithsesi, vetë sulmuesi ka dëshirë të shkojë tek Barcelonë.

Sfidanti.al