“Makinë e Formula 1 në trafikun e Londrës”, apo Liverpuli në Suonsi

Trajneri i Suonsit, Karlos Karvahal, dha një spjegim të shkëlqyer për arsyen se përse ekipi i tij arriti ta përballonte, madje edhe ta mundte Liverpulin, në ndeshjen e mbrëmshme në Premier Ligë. “Një makinë e Formula 1, nëse e vendos në trafikun e Londrës në orën 16:00, nuk do të mundë të ecë aq shpejt”, – tha ai. Taktika e përdorur nga Karvahali ishin që loja e shpejtë e Liverpulit të ngadalësohej sa më shumë që të ishte e mundur, për ta bërë skuadrën e madhe nervoze.

“Ua thashë këtë gjë futbollistëve të mi, – tha ai, – i thashë se Liverpuli është makinë e Formula 1, por ju duhet ta ngadalësoni, ta bëni të luajë siç nuk i pëlqen”. Alfi Mouson shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 40-të, pas një gabimi të Van Dajkut, dhe Liverpuli mori një goditje në synimet për t’u kualifikuar për në Champions sezonin e ardhshëm. Kjo, vetëm një javë pas fitores së madhe ndaj Mançester Sitit.

Sfidanti.al