Makinat kundër koronës do të shpëtojnë Premier Ligën, por jo tifozët!

E vërteta është që sikletin më të madh nuk po e ndjejnë nga fakti se duan që të luajnë, por nga diskutimet për rrogat. Drejtuesit e Premier Ligës, përtej mallkimeve që kanë marrë disa prej tyre për adoptimin e skemave qeveritare për asistencën, duan që të rifillojnë sa më shpejt kampionatin në mënyrë që ta shmangin të gjithë këtë. “Deili Meili” raporton se klubet dhe bordi drejtues i Premierit janë gati që të kthejnë skuadrat në stërvitje diku nga mesi i muajit maj, të kenë një minifazë përgatitore prej 2-3 javësh, për të luajtur në qershor. Kjo, duke përdorur makineritë për të bërë analiza për lojtarët, ndërsa tifozët nuk pritet të kthehen në stadiume këtë sezon.

Askush nuk do të donte të humbiste nga 760 milionë deri në 1 miliardë paundë stërlina, duke llogaritur të drejtat televizive, sponsorizimet dhe biletat. Pritet një takim i ri i drejtuesve në 17 prill, ku do të bisedohet për pagat, por edhe për projektin e rifillimit të sezonit. Këshilla për klubet është që të mos rifillojnë stërvitjen para datës 16 maj, të paktën, por gjithsesi do të ketë përditësime të mëvonshme për mënyrën sesi do të vazhdohet.

Sfidanti.al