Magjistari Mesi driblon edhe Premier Ligën, Runi absolut!

Leo Messi mendon se Rooney është lojtari më i mirë anglez dhe per kete nuk dyshon aspak.

Ylli i Barcelonës, Leo Messi, në intervistën e gjatë për revistën “Coach”, ka folur edhe për lojtarin më të mirë anglez, i cili ka respekt të veçantë për yllin e Manchester Unitedit, Wayne Rooney.

“Cili është lojtari më i mirë anglez? Gjatë viteve jemi përballur me shumë skuadra angleze në Evropë dhe kam luajtur kundër shumë lojtarëve të mëdhenj, por gjithmonë kam pasur respekt për Wayne Rooney. Ai ka qenë për shumë vite në nivelet më të larta dhe është lojtar i veçantë”, deklaroi Messi për revistën “Coach”.