Lukaku s’kishte ëndërruar të thyente rekordin e idhullit të tij

Goli i radhës i Lukakut në Premier Ligë do të jetë i rëndësishëm, sepse me të ai do të thyejë rekordin e idhullit të tij më të madh, Didier Drogba. Ky sulmues belg me dy golat që shënoi kundër Barnlit, arriti shifrën 104 gola në Premier Ligë, ndërkohë që Drogbaka shënuar po aq gola në kampionatin elitar anglez, duke luajtur me Çelsin. Ajo që e bën Lukakun më të rëndësishëm, është fakti se futbollisti belg ështëvetëm 26 vjeç dhe ka shënuar 104 gola në 244 ndeshje që do të thotë se ai ka 30 ndeshje më pak, ndërsa ka shënuar po aq gola sa Drogba.

Nëse Didier Drogba është një nga sulmuesit më të mirë që ka parë Premier Liga, atëherëështë tamam koha që të thuhet se edhe Romelu Lukaku ka klasin e tij. Por, kush e di se çfarë do të mund të bëjë Lukaku gjatë viteve të ardhshëm.

Sfidanti.al