Lukaku – gjysmë njeri, gjysmë rekordmen

Ky futollist truplidhur belg vazhdon që t’i terrorizojë portierët dhe, për shkak të aftësive të tij të mëdha golashënuese, emri i tij do të shënohet në librat e historisë së Evertonit dhe të Premierës Ligës angleze. Lukaku shënoi dy gola gjatë kohës shtesë, duke konfirmuar “pokerin” e Evertonit në ndeshjen e fundit kundër Hall Sitit në “Gudison Park” dhe duke u vendosur në krye të listës së golashënuesve të Premier Ligës mbas 29 ndeshjeve. Ky sulmues i fuqishëm ka, tani, në konton e vet më shumë se 20 gola, në kampionat, gjatë këtij sezoni, më saktë, 21 gola, duke u bërë kështu futbollisti i parë i ekipit të “karameleve” (Evertonit) që e arrin këtë shifër pas më shumë se tre dhjetëvjeçarësh.

Qysh nga sezoni i largët të viteve 1985-86, kur Gari Linekeri shënoi 30 gola, Evertoni nuk ka pasur ndonjë lojtar që ta mbyllë sezonin me 20 ose më shumë gola. Po ashtu, Lukaku, me golat e shënuar në ndeshjen e fundit ndaj Hallit, e kaloi shifrën prej 80 golash në Premier Ligë, duke u bërë, kështu, futbollisti i parë i huaj që e bën këtë “heroizëm”, para se të mbushë moshën 24 vjeç, Pa e mbushur këtë moshë, këtë shifër (80) e kanë kaluar Majkëll Oueni, Uejn Runi dhe Robi Fauleri.

sfidanti.al