Lojtari i vitit në Angli; Aguero dhe Hazard mes pretendentëve

Sezoni në Premier League po shkon drejt fundit dhe tashmë kanë filluar të konfigurohen ata që do garojnë për cmimin e Futbollistit të Vitit në Angli. Kandidatët për këtë garë janë Van Dajk, Mane, Sterling, Hazard, Aguero, Sterling dhe Bernardo Silva, një përcaktim që erdhi nga Sindikata e Futbollistëve Profesionistë(PFA) në Angli.

Vitin e kaluar cmimin e Futbollistit të vitit të Premier Leagues e fitoi egjiptiani i Liverpulit, Mohamed Salah, që është jashtë gare për këtë sezon.Ky cmim për lojtarin më të mirë ka filluar të jepet në Premier League në vitin 1973 pas përzgjedhjes së bërë nga PFA. Përsa i përket 2019, emri i fituesit do të mësohet në fund të këtij muaji kur do të zhvillohet edhe ceremonia.

Serhio Aguero është shënuesi më i mirë i Premier Leagues deri në këto momente me 19 gola të shënuar, ndërsa Eden Hazard ka 16 gola dhe 12 pasime me Celsin. Sulmuesi tjetër i Mancester Sitit, Rahim Sterling është në kuotën e 17 golave dhe 9 assisteve

sfidanti.al