Lojë pa ..Çels, Diego Kostës i heqin makinën nga parkingu kryesor!

Kryesia e klubit të Celsit ka urdhëruar që makina e sulmuesit të deritanishëm të efektshëm të “bluve” të Londrës, Diego Kosta, të hiqet nga parkingu kryesor dhe të parkohet në qendrën stërvitore për të rinjtë. Duket qartë se mosmarrëveshjet mes këtij lojtari braziliano-spanjoll dhe klubit të Celsit po vazhdojnë. Sikurse është bërë e ditur tanimë, trajneri Antonio Konte e njoftoi Diego Kostën se ai nuk bënte pjesë në planet e tij të ardhshme dhe se ai do të bënte mirë që të gjente ndonjë klub tjetër. Kosta, sapo ka ardhur në Londër nga Brazili, që të mësojë për fatin e tij të mëtejshëm dhe njoftohet se makina e tij ishte hequr nga parkingu kryesor!

Sipas lajmeve, Kosta ka ardhur në Londër vetëm që të bisedojë për kushtet e shpërnguljes së tij për tek Atletiko e Madridit, ku, sikurse thuhet, ai do të fillojë që të luajë, janarin e ardhshëm.

Situata rreth këtij lojtari te Celsit është keqësuar, vazhdimisht, gjatë kohëve të fundit, duke e zhgënjyer shumë atë. “Ata duan që unë të stërvitem me rezervat. Mua më është ndaluar që t’i afrohem ekipit të parë dhe të kontaktoj me ndonjë prej lojtarëve. Po më trajtojnë sikur të jem ndonjë kriminel, kjo nuk është e drejtë”, thotë Diego Kosta.

Sfidanti.al