Liverpuli në alarm për Mohamed Salahun dhe Sadio Manenë!

Kampionët e Europës mund të mbeten pa dy sulmuesit më të mirë të tyre, por jo se mund t’ua marrë ndonjë rival (ndonëse Reali e kërkon njërin prej tyre). Shqetësimi më i madh i trajnerit Jurgen Klop është sepse Mohamed Salah dhe Sadio Mane mund të humbasin shumë ndeshje të sezonit të ardhshëm për shkak të ndryshimit të kalendarit të Kupës së Kombeve të Afrikës. Lajmet janë që Federata Afrikane mendon ta zhvendosë fazën finale sërish në periudhën e mëparshme, në janar-shkurt, pra Liverpuli mund të mbetej pa dy sulmuesit në një moment vendimtar të edicionit. Natyrisht, kjo gjë mund të dëmtonte edhe shumë klube të tjerë në Europë, por Liverpuli veçohet sepse Salah e Mane janë dyshja ndoshta më e mirë e sulmit në ligat e mëdha të kontinentit.

Sfidanti.al