Liverpuli dhe Mançester Junajtidi shmangin përplasjen…

Mançester Junajtidi do të ndeshet në gjysmëfinale të Ligës së Kupës së Anglisë me Hallin, ndërsa Sauthemptoni me Liverpulin. Kështu, dy rivalëve të mëdhenj, Liverpulit dhe ManU-së, shorti ua kurseu përplasjen që në gjysmëfinale të kësaj kupe.

Mançester Junajtidi do ta zhvillojë, në fushën e vet, ndeshjen e parë që do të luhet të dielën ë 9 janarit, kurse Liverpuli do të jetë ekipi vizitor te Sauthemtoni. Ndeshjet revansh do të zhvillohen dy javë më vonë.