Liverpul me peshqir të lagur për Kutinjon! Cili do ta zëvëndësojë

Pas lëndimit të Kutinjos, Liverpul ka nisur të kërkojë zëvendësuesin e brazilianit.

Sipas “Daily Mail”, pas lëndimit të brazilianit, skuadra e Liverpulit dëshiron në janar transferimin e amerikanit Christian Pulisic, shkruan Gazeta Express.

“Daily Mail” shkruan se transferimi i Pulisicit mund t’i kushtojë skuadrës së Jurgen Kloppit 30 milionë euro.

18-vjeçari ka bërë 18 paraqitje deri më tani për Dortmund, ku ka shënuar 2 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Kutinjo, që u lëndua në fitoren prej 2:0 kundër Sunderlandit, pritet të jetë jashtë fushës deri nga mesi i janarit