Liverpul-Junajtid? Xhon Barns ka vetëm “të kuq” në ekipin e kombinuar!

Mund të kuptohet deri diku sepse zgjedh si tifoz. Ka qenë një legjendë e “Anfildit”, Xhon Barns, një nga zezakët e parë të suksesshëm në kombëtaren e Anglisë, dhe natyrisht “voton” me zemër më shumë sesa me mendje, për formacionin e përzier të Derbit të Anglisë, Liverpul-Mançester Junajtid. Ish-lojtari i krahut, që luajti edhe në Tiranë ndaj Shqipërisë, zgjodhi të 11 futbollistët liverpulas, duke mos vendosur në ekip asnjë “djall të kuq”.

Madje, as Xhon Megajer apo Markus Rashford nuk mundën të zhvendosnin Xho Gomezin e Mohamed Salahun. Nëse për egjiptianin mund të duket edhe e kuptueshme, për Megajerin në krahasim me Gomezin sikur nuk bindemi shumë. Ja formacioni i Xhon Barnsit: Alison, Aleksandër-Arnold, Gomez, Van Dajk, Robertson, Henderson, Fabinjo, Vajnaldum, Salah, Firmino, Mane.

Sfidanti.al