Lingard kërcen me Pogba, por kërcejnë edhe ..paratë!

Manchester United do t’i ofrojë kontratë të re yllit të ri të skuadrës, Jesse Lingard.

Sipas tabloidit britanik, The Sun, Jesse Lingard, shumë shpejt do të nënshkruajë kontratën e re me Manchester Unitedin.

Me kontratën e re Lingard do të përfitojë 95 mijë funte në javë (ose 109 mijë euro) përcjell Gazeta Express.

Lingard, i cili do të vazhdojë kontratën deri në vitin 2022, deri më tani ka përfituar vetëm 30 mijë funte në javë.