Lineker: Shkarkim për Ranierin? Unë do t’i jepja kontratë të përjetshme!

Një nga legjendat e futbollit anglez, Geri Lineker, beson se ajo që po ndodh rreth e rrotull Klaudio Ranierit është diçka e padrejtë. Ish-sulmuesi i madh i Anglisë, më i miri shënues i Botërorit 1986, është krejtësisht në krah të trajnerit të Leiçesteit, pavarësisht rezultateve të dobëta të këtij sezoni. “Ajo që ka ndodhur (me Leiçesterin) është ngjarja më e jashtëzakonshme, më e habitshme, më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë, – shprehet ish-lojtari i Totenhemit, – por ky është realiteti i futbollit. Ky është çmimi kur jeton ëndrrën dhe mrekullitë”.

“Nëse një skuadër mbijeton një sezon në Premier Ligë, pastaj fiton titullin, dhe pastaj sezonin pasardhës bie nga kategoria, kjo thjesht pothuaj e përmirëson mrekullinë e fitores së kampionatit”, – vazhdon Lineker. “Unë do t’i jepja Ranierit një kontratë për gjithë jetën, – theksoi ai, – por, mesa duket ka konflikte brenda skuadrës, dhe i tillë është futbolli, veçse do të më linte një shije të keqe në gojë nëse shkarkimi do të ndodhte”.

Sfidanti.alranieri leicester