Leiçester, dalje e bujshme nga përralla e Premier Ligës

Liverpool e Manchester City e kanë arritur të fitojnë në ndeshjet e tyre të javës së 13 në Premier League, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e parë në kuotë të barabartë pikësh, me nga 30.
Manchester City arriti të sigurojë 3 pikët në tranfertë ndaj Burnley-t, duke fituar 1-2, ndërsa më pas ishte radha e Liverpool, të cilët nuk gabuan, por triumfuan me dy gola në shtëpi ndaj Sunderland-it.

Ndërkohë, Leicester vazhdon të zhgënjej këtë sezon. Nëse një vit më parë, u futën në histori për triumfin e pa pritur në Premier League, ndoshta edhe ky vit do të jetë i veçantë për ta duke qenë se si kampionë të Premier League ndodhen pranë zonës që të çon një kategori më poshtë.

Edhe në ndeshjen e kësaj të shtune, Leicester nuk mundi të fitonte, madje me vështirësi mori një pikë në shtëpi në një barazim të arritur në minutat e fundit ndaj Middlesbrought.