Legjenda Kigan mbron Klopin: Liverpul, kush ka dëshirë të shohë mbrojtje?!

Jurgen Klop është nën presion të madh në Liverpul pas dobësive të mëdha të skuadrës në mbrojtje, por në krah të trajnerit gjerman ka dalë një nga emrat më të mëdhenj të klubit, Kevin Kigan. Dy herë Topi i Artë i Europës që fitoi 10 trofe të mëdhenj si lojtar, i këshillon drejtuesit të mos e humbin besimin te Klopi. “Mendoj se ai është një trajner i madh, ai është fiks për Liverpulin dhe mishëron filozofinë e Liverpulit, – tha Kigani, – klubi duhet ta mbajë, pasi me pak përforcime ai do të jetë në gjendje të luftojë për titullin kampion. Në fund të fundit, kush dëshiron të shohë lojë në mbrojtje? i keni parë përmbledhjet e ndeshjeve, që japin vetëm lojën e sulmit”. Kigan pohoi se edhe skuadra të tjera kanë probleme në mbrojtje, ndërsa beson se me pak durim, rezultatet e mira do të vijnë edhe me Klopin.

Sfidanti.al