“Lavdërimi” i Murinjos për Çelsin: Shënon një gol, mbrohet e fiton!

Për Zhoze Murinjon nëse ka një skuadër që mund ta humbasë titullin këtë sezon, kjo është ajo e Çelsit. Trajneri portugez beson se gjithçka po shkon mbarë për blutë në Premier Ligë, dhe se do të ishin vetë ata që mund t’ia hiqnin titullin ekipit të tyre nga dora. “Nuk mendoj se Çelsi do të humbasë shumë pikë këtë kampionat, – tha Zhoze, që shtoi në formë të një thumbimi, – ata shënojnë një gol për ndeshje, fitojnë pikët dhe mbrohen shumë fort”. Vetë Murinjo njihej për të njëjtin stil loje, pragmatist dhe me kundërsulm të rrufeshëm, pak a shumë ashtu siç po bën Antonio Konte. Gjithsesi, trajneri i Mançester Junajtid, duhet të ketë një kujtesë pak më të fortë, pasi vetë skuadra e tij u mund 0-4 kur vizitoi stadiumin “Stemford Brixh”.

Sfidanti.al