Largon një Venger, kërkon një Venger, “kurnaci” Arsenal

Trajneri i ri i Arsenalit nuk do të ketë luksin të shpenzojë sipas dëshirës, apo siç mund të bëjnë kolegët e tij tek Liverpuli, Man. Junajtid apo Man. Siti. Mediat angleze njoftojnë vendimin e bordit drejtues të londinezëve, sipas të cilit, njeriu që do të jetë pasardhësi i Arsen Vengerit, do të ketë në dispozicion, për blerjet e verës, vetëm 50 milionë paund stërlina, pra më pak se 60 milionë euro.

Jurgen Klopi shpenzoi 85 milionë euro vetëm për një mbrojtës si Van Dajku, Murinjo e Guardiola po bëjnë çmenduri, por njeriu misterioz i stolit të Arsenalit do të duhet të gjejë ndonjë formulë magjike. Flitet se mund të jetë Luis Enrike, ndoshta edhe Antonio Konte (ku i dihet), por e sigurt është se Arsenali mbetet po ai, klubi kurnac i llogaritarëve, largon një Venger për ta zëvendësuar me një tjetër që duhet të sillet si Vengeri.

Sfidanti.al