Lampard: Kante është momentalisht mesfushori më i mirë në botë

Futbollistët e Celsit u kualifikuan për në gjysmëfinale të FA Kupës së Anglisë, mbas fitores së fundit 1-0 ndaj Mançester Junajtidit në çerekfinale të kësaj kupe. Të vetmin gol të ndeshjes e shënoi futbollisti i shkëlqyer N’Golo Kante. Pas kësaj ndeshjeje, ish-lojtari i Celsit Frank Lampard, në një prononcim në median angleze, deklaroi i entuziazmuar se Kante që ka ardhur në ekipin londinez nga Lester Siti, është, momentalisht, mesfushori më i mirë në botë. “”Kante, momentalisht, është mesfushori më i mirë në botë. Ai zotëron një formë të shkëlqyer dhe, tani, mua nuk më kujtohet ndonjë mesfushor më i mirë sesa ai. Ai, me të vërtetë, është i jashtëzakonshëm”, tha Lampardi.

sfidanti.al