Lampard eleminon Murinjon nga kupa, portugezi rrezikon!

Edhe kjo mungonte. Një eleminim që në shtator nga Kupa e Ligës, pikërisht në momentin e tij më të keq, mund t’i kushtojë shumë Zhoze Murinjos. Mançester Junajtidi u eleminua në mënyrë të pabesueshme nga Derbi Kaunti i kategorisë së dytë, madje brenda në “Old Traford”, me “mësuesin” Murinjo që u mposht nga “nxënësi” Frenk Lampard. Ish-mesfushori është që prej majit të këtij viti, trajner i skuadrës që ka dalë dy herë kampione e Anglisë në vitet 70-të.

Huan Mata kaloi në epërsi Junajtidin që në 3’, por Uilson (huazuar nga Liverpuli) barazoi në 59’, dhe “djajtë e kuq” mbetën me 10 vetë kur portieri Romero doli me të kuqe. Derbi shënoi për 2-1 me anë të Xhek Marriotit. Vendasit, që kishin mungesa, u përpoqën deri në fund dhe ia dolën në minutën e pestë shtesë me mesfushorin belg, Felaini. Tek penalltitë, Derbi u tregua më i saktë duke fituar 8-7.

Sfidanti.al