Ky Bristoli që e futi “djallin’ në shishe, kurse  Murinjon në telashe

Mbas përfundimit të çerekfinaleve të Kupës së Ligës së Anglisë, ku rezultati më i befasishëm ishte eliminimi i Mançester Junajtidit nga Bristoli i divizionit të dytë,, u hodh shorti për gjysmëfinalet e kësaj Kupe. Shorti përcaktoi se në gjysmëfinale do të ndeshen Celsi-Arsenal dhe Mançester Siti-Bristol, kështu që, sido që të jetë, një klub londinez do të luajë në finalen e kësaj Kupe.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 9 dhe 10 janar, ndërsa ato të kthimit më 23 dhe 24 të të njëjtit muaj. Fituesit do të sigurojnë vend në finalen e Kupës së Ligës që do të zhvillohet më 25 shkurt në “Uembli”. Sa për kujtesë, këtë Kupë, në sezonin 2016-2017, e ka fituar Mançester Junajtidi.

Sfidanti.al