Kush është më i mirë? Lampard, Xherard apo Skols?

Një polemikë e madhe po zhvillohet, këto ditë, në Angli, se cili lojtar ka qenë mesfushori më i mirë në Angli, deri tani, në shek. e 21-të, dhe përgjigje, midis të tjerëve, dha edhe mesfushori i Realit të Madridit, Toni Kros, që, siç dihet, është një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe me Realin ka fituar të gjithë trofetë eventualë.

Duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje në Twitterin e tij, ai dha një nga përgjigjet më interesante: Kush është mesfushori më i mirë në Angli, në shek. e 21-të? Lampard, Xherard apo Skols? Përgjigja e futbollistit gjerman ishte – Pol Skols.