Kur vendos zemra, jo mendja! Talenti i ri i “djajve” zgjedh Skocinë

Mesfushori i ri i Mançester Junajtidit, Skot Mektomini, më në fund, e zgjodhi përfaqësuesen, me të cilën ai do të luajë në të ardhmen. Ky futbollist 21-vjeçar, mbas bisedës që zhvilloi me trajnerin e Skocisë, Aleks Meklish, vendosi që të luajë me përfaqësuesen e vendit, nga i cili ai ka origjinën, dhe jo atë, ku ka lindur, Angli. Mektomini kishte një ftesë që të luante më përfaqësuesen e “Albionit krenar” (Anglisë), por, në fund, zemra vendosi për Skocinë, këshu që përfaqësuesja e kësaj të fundit siguroi për të ardhmen shërbimet e një futbollisti mjaft të talentuar.

Shumëkush ka filluar që ta krasojë atë me Daren Fleçerin, një lojtar tjetër i Junajtidit që, një kohë të gjatë, ka qenë lider i përfaqësueses së Skocisë.