Kuman i bie ne koke: Runi është lojtari që i duhet Evertonit

Trajneri i Evertonit, holandezi Ronald Kuman, konsideron se kthimi i Uein Runit te klubi i tij mëmë, mbas 13 sezonesh të kaluar te Junajtdi, do ta ngrejë nivelin e lojës së “karameleve”. “Ueini është një futbollist i rëndësishëm për ekipin, si tërësi, dhe të mos themi se ai kapërvojë shumë të madhe. Kjo ështëdiçka shumë e rëndësishme për lojtarët e rinj. Runi mund t’u tregojë atyre sesi mund ta rrisin nivelin e lojës së tyre. Ai është lider edhe jashtë fushës dhe kjo është ajo që na duhet neve”, thotë Kumani.

Evertoni, gjatë kësaj vere, mbeti pa shërbimet e Lukakut dhe Barklit, por soli në radhët e veta Uein Runin, Dejvi Klasin, Majkëll Kinin, Xhordan Pikfordin, Henri Onekurun, Sandro Ramirezin dhe Kuko Martinën.

Sfidanti. Al