Kovidi kthen Kupën e Anglisë në “autoshkollë”, Aston Vila luan me të rinjtë!

Më herët ishte Derbi Kaunti që mendohet se u detyrua të luajë me lojtarë të rinj për shkak të epidemisë së koronavirusit. Tashmë, gjërat po bëhen edhe më serioze pasi një skuadër e Premier Ligës si Aston Vila do të jetë e detyruar të luajë me lojtarë të ekipeve të akademisë, U23 dhe U18 për të bërë detyrën në Kupën e Anglisë. Flitet për sfidën ndaj Liverpulit pikërisht ditën e sotme (20:45 në “Vila Park”), ndërsa e gjithë skuadra e parë e “vilansëve” është detyruar të izolohet në karantinë pas shpërthimit të rasteve të infektimeve. Një tjetër rast problematik ishte ai i ndeshjes mes Sauthemptonit dhe Shrusbërit (Shrewsbury), që u shty sepse mjaft lojtarë të klubit të kategorisë së tretë dolën pozitivë në teste. Vjet, Liverpuli luajti me të rinjtë në Kupë ndaj Aston Vilës, por jo prej epidemisë (që nuk kishte nisur ende), por për shkak të kalendarit të ngjeshur.

Sfidanti.al