Koronavirusi mund “të vrasë” edhe Kupën e Ligës në Angli!

Kjo mund të ndodhë të paktën për një sezon, duke i kërkuar falje një konkurrimi të dashur për tifozët dhe skuadrat. Kupa e Ligës angleze mund të mos luhet në 2020-2021, nëse drejtuesit e Premier Ligës vendosin të rrisin numrin e skuadrave të kampionatit. Kjo, për shkak të problemeve me koronavirusin, dhe mendimin që po përhapet se do të jetë thuajse e pamundur që të përfundohet sezoni aktual.

Premier Liga e ardhshme mund të jetë me 23 skuadra, diçka artificial, por e vetmja mënyrë për të mos i prishur punë askujt, e për të shpëtuar nga gjyqet. Kjo do të thotë 44 javë kampionat, në krahasim me 38 tani, pra do të jenë 6 fundjava ose mesjava të tjera të zëna. Duke qenë se nuk mund të sakrifikohet Kupa e lashtë dhe e adhuruar e Anglisë, kompeticioni më i vjetër i futbollit në botë nisur që nga viti 1872, as mund të mendohej mospjesëmarrja në Champions apo Ligën e Europës, “viktima” mbetet Kupa e Ligës. Premtimi i zjarrtë është se ajo do të kthehet menjëherë, bashkë me normalitetin në 2021-2022, gjithnjë nëse koronavirusi do të tregohet i arsyeshëm, ose nëse do të jenë gjendur mënyrat për ta hequr qafe.

Sfidanti.al