Koronavirusi i Tiagos, humb Arsenalin e Vilën, por jo derbin me Evertonin!

Thonë se ndihet mirë dhe se simptoma të lehta, pra pritet të bëhet shpejt “shëndoshë si molla”. Tiago Alkantara ishte lojtari më i fundit i njohur në Premier Ligën angleze që doli pozitiv me koronavirus, ndërsa pas testimeve të fundit dolën gjithsej 10. Numër i vogël, por sërish ka shqetësim sepse është më i madhi që nga fillimi i sezonit. Sa për mesfushorin katalanas, ai do të humbasë ndeshjen e së enjtes në Kupën e Ligës ndaj Arsenalit, si dhe atë të së dielës në kampionat në fushën e Aston Vilës. Më pas do të jetë ndërprerja për kombëtaret, dhe Tiago nuk do të shkojë dot në detyrë tek Spanja, por do të luajë derbin e Premier Ligës ndaj Evertonit në 17 tetor. Ish-ylli i Bajernit debutoi për Liverpulin në fitoren 2-0 ndaj Çelsit në Londër, por nuk ishte në ndeshjen e Kupës së Ligës në fushën e Linkolnit dhe atë të kampionatit ndaj Arsenalit këtë të hënë.

Sfidanti.al